Milot-Kurbin në shënjestrën e Task-Forcës së Transportit Rrugor – Kontrolle për zbatimin e rregullave e detyrimeve
Task-Forca e Transportit Rrugor vijon punën për rritjen e standardeve në Linjat e Transportit të Udhëtarëve. Kështu, gjatë aksionit të fundit, Milot-Kurbin është edhe aksi që ka qenë objekt kontrollit nga grupet e inspektimit në terren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Rrugore.
Sipas njoftimit të Task-Forcës së TRR, subjektet e konstatuara në kundravajtje do të delegohen për shqyrtim në Komisionin Administrativ të Masave.
Ndërkohë, ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë duke denoncuar çdo parregullsi që ndeshin me qëllim zbatimin zbatimin e rregullave e detyrimeve në transportin rrugor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.