Mineralet shqiptare po dalin gjithnjë e më pak jashtë vendit! Shifrat e eksporteve
Shqipëria po eksporton gjithnjë e më pak minerale. Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, rezulton se Shqipëria ka eksportuar në muajin prill të këtij viti 3.9 miliardë lekë minerale, lëndë djegëse e energji elektrike.
Kjo shifër është shumë larg asaj të prillit të vitit 2018 ku shifra e eksporteve ishte 6.2 miliardë lekë. Edhe në rang 4 mujori (janar-prill) rezulton se ka një rënie të konsiderueshme këtë vit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në periudhën janar-prill 2018 Shqipëria eksportoi 19.8 miliardë lekë ndërsa në janar-prill 2019 eksportet ranë në nivelin e 14.8 miliardë lekëve.
Rënien me të madhe eksportet e mineraleve shqiptare e kanë me Spanjën. Vitin e kaluar Shqipëria eksportoi në Spanjë 6.6 miliardë lekë ndërsa këtë vit, shifra ka rënë në 4.6 miliardë lekë; pra një rënie me 2 miliardë lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.