Minimumi jetik, vlera 16 mijë lekë “përplas” Blushin me Spahiun
Vendosja e minimumit jetik është një domosdoshmëri për qytetarët e Shqipërisë. Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë kërkuar që Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave të bëjnë studime dhe të vendosin për minimumin jetik për të nxjerrë vendin nga varfëria në vitet e ardhshëm.
Sipas Blushit buxheti i shtetit shqiptar e ka mundësin që të japë 300-400 milionë euro për minimumin jetik në vend duke mos i dhënë këto para për koncesione siç ka vepruar deri tani.
Gjatë prezantimit që iu bë projektligjit në Komisionin Parlamentar të Punës Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë pati debate mes deputetet Klodiana Spahiu dhe Ben Blushit.
Sipas Spahiut argumentet e sjella nga Blushi nuk ishin të sakta. Por Blushi i ka rikujtuar edhe një herë se rreth 500 mijë shqiptarë jetojnë me 40 lekë në ditë.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore shkalla e varfërisë ka arritur në 47%. Ndërkohë që studimi më i fundit i realizuar nga Avokati i Popullit për minimumin jetik është 16 mijë lekë për person, në mënyrë që të mos cenohet dinjiteti i njeriut.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.