Ministrat e Bashkimit Europian në mosmarrëveshje për buxhetin e Eurozonës
Ministrat e financave të Bashkimit Europian ka të ngjarë të përplasen javën e ardhshme se si të financojnë buxhetin e ardhshëm për 19 vendet që ndajnë euron, pasi koha për një marrëveshje po përfundon.
Franca dhe disa vende të Europës Jugore duan një buxhet të madh të zonës së euros të financuar nga taksat e dedikuara dhe të afta për të stabilizuar ekonomitë e goditura nga një tronditje e papritur.
Hollanda dhe aleatët e saj të Europës Veriorë duan një buxhet të vogël të financuar vetëm nga buxheti ekzistues i BE-së dhe të përdoret për investime ose për të mbështetur reformat strukturore.
Ministrat do të diskutojnë çështjet përfshirë financimin dhe mekanizmat e caktimit të vendeve me më shumë nevojë.
Ata kanë punuar në buxhetin e zonës së euros që nga dhjetori por pikëpamjet e ndryshme tregojnë se përparimi ka qenë i ngadaltë, u shpreh zyrtari i BE.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.