Ministri bullgar i drejtësisë që favorizon kushtetutën e re, bëhet zyrtari i pestë që jep dorëheqjen
Ministri i drejtësisë i Bullgarisë dha dorëheqjen të Mërkurën në mes të kritikave të forta publike për një propozim të diskutueshëm për një kushtetutë të re, për të cilin ai është bashkautor.
Dorëheqja e Daniel Kirilov e bëri atë ministrin e pestë të qeverisë që u shkarkua në Bullgari pasi vendi i Ballkanit po përjeton një valë protestash antiqeveritare.
Protestuesit kanë kërkuar që Kryeministri Bojko Borissov të tërhiqet, dhe ai po përpiqet t’i qetësojë ata duke riorganizuar qeverinë e tij të qendrës së djathtë dhe duke ofruar për të rregulluar sistemin politik të vendit përmes ndryshimeve kushtetuese.
Demonstruesit që kanë dalë në rrugë për më shumë se një muaj akuzojnë qeverinë Broissov dhe Bullgarinë se kanë lidhje me mafien, përdorimin e praktikave korruptive dhe shtypjen e lirisë së fjalës.
Ekspertët ligjorë ishin të shpejtë për të denoncuar draftin e qeverisë për një kushtetutë të re si një përmbledhje ndryshimesh kozmetike dhe mungesë e elementeve të rëndësishëm siç është kërkimi i përgjegjësisë më të rreptë nga kryeprokurori.
Analistët politikë e kanë quajtur projektin një përpjekje paniku të Borissov për të mbetur në detyrë deri në përfundimin e mandatit të tij në Mars.(AP)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.