Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi në ‘Argument’: Po fokusohemi tek bashkimi i prodhimit të fermerëve të vegjël
I pyetur në Argument lidhur me reformën kryesore në sektorin e bujqësisë, Ministri Blendi Çuçi është shprehur se në vend që të bashkohen pronat bujqësore, qeveria po koncentrohet në krijimin e lehtësirave për të bashkuar prodhimin e fermerëve të vegjël, duke i krijuar atyre më shumë mundësi fitimi dhe dalje në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.
“Për të zbatuar këtë ne kemi ndërmarrë dy politika, nxitjen e kooperativave dhe krijimin e mirëfunksionimin e pikave të grumbullimit.”, është shprehur Çuçi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.