Ministri i Jashtëm grek uron Olta Xhaçkën: “Gatishmëri për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve”
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias zhvilloi një telefonatë me homologen e tij të re shqiptare, Olta Xhaçka, të Enjten.
Gjatë bisedës së tyre, të dy zyrtarët vunë në dukje gatishmërinë “për të forcuar marrëdhëniet [dypalëshe] dhe për të rritur bashkëpunimin për të adresuar sfidat e përbashkëta”, tha Dendias në një postim në Twitter.
Ministri grek gjithashtu bisedoi me Ministrin e ri të Jashtëm Armen, Ara Ayvazyan, me të cilin diskutuan marrëdhëniet e ngushta të vendeve të tyre dhe zhvillimet e fundit rajonale. (ekathimerini)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.