Ministri italian për ndërtimin e TAP: Logjika mbi ullinjtë

Ministri italian i Mjedisit Gian Luca Galletti është shprehur se po shqyrtohen 14 opsione të ndryshme për pjesën e gazsjellësit TAP që do të takojë me bregdetin italian.
Për të shmangur çfarëdo impakti në plazhin e San Foca-s në Itali, TAP po ndërton një mikrotunel 1.5 km të gjatë. Kjo vepër inxhinierike minimizon dëmet në natyrë dhe e bën gazsjellësin të padukshëm.
Për të nisur punimet e mikrotunelit, fillimisht duhet të zhvendosen 231 pemë ullinjsh, në një zonë 800 metra larg nga plazhi.
Ndërkohë, sa i përket prostestave në Puglia për heqjen e ullinjve, ministri u shpreh i bindur se logjika në fund do të mbizotërojë. Sipas tij, pasi punimet të kenë përfunduar në vitin 2019, këto pemë do të mbillen sërish.
Deklaratat e ministrit vijnë pas dritës jeshile për ndërtimin e TAP në vend, duke mohuar apelin e qeverisë rajonale të Puglia-s. Situata në kantierin e ndërtimit vazhdon të jetë e tensionuar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.