Ministria e Arsimit nxjerr udhëzime të reja për psikologët dhe punonjësit socialë në gjimnaze
Ministria e Arsimit ka nëpërmjet një udhëzimi të ri botuar në Fletoren Zyrtare ka bërë disa ndryshime në lidhje me punonjësit e shërbimit Psikosocial në gjimnaze.
Sipas Ministrisë së Arsimit në urdhërin nr.344 për vitin 2013, “PËR NGRITJEN E NJËSISË SË SHËRBIMIT PSIKOSOCIAL” do të bëhen këto ndryshime.
Fillimisht një ndryshim bëhet mbi administrimin e pagave ku psikologët/punonjësit socialë do të përfshihen brenda numrit të punonjësve buxhetorë të miratuar në çdo Drejtori Rajonale të Arsimit Parashkollor.
Ndryshimi tjetër në udhëzim ka të bëjë me numrin e caktimit të punonjësve të shërbimit psikosocial në bazë të numrit të nxënësve:
“Numri i psikologëve/i punonjësve socialë, në njësinë e shërbimit psikosocial në çdo DRAP, përcaktohet si vijon:
a) një psikolog/punonjës social për çdo shkollë me 500–700 nxënës;
b) dy psikologë/punonjës social për çdo shkollë me mbi 700 nxënës;
c) një psikolog/punonjës social për çdo shkollë që ka të paktën 10 nxënës me aftësi të kufizuara të përcaktuar me raport të Komisionit Mjekoligjor;
d) një psikolog/punonjës social për çdo shkollë të arsimit special;e) në rastet kur shkollat janë me numër të vogël nxënësish, një psikolog/punonjës social do të mbulojë disa shkolla dhe numri i nxënësve do të jetë nga 500–700.”
Gjithashtu sipas udhëzimit titullari i DRAP do të emërojë psikologun apo punonjësin social nëpërmjet një konkurimi të hapur:
“Titullari i DRAP-së emëron psikologun/punonjësin social në njësinë e shërbimit psikosocial me konkurrim të hapur, sipas procedurave të emërimit të specialistëve të DRAP-së dhe nevojave specifike të shkollave.” – shkruhet më tej në udhëzim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.