Ministria e Drejtësisë: Kryeregjistruesi në ZRPP, vend vakant! Aplikimet deri me 16 nëntor 2017 për drejtuesin e ri të Hipotekave

Ministria e Drejtësisë ka shpallur vend vakant postin e kryeregjistruesit në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në faqen zyrtare të ministrisë, afati I fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 16 nëntor 2017. Një ndër kriteret kryesore për kandidatët është eksperienca minimale prej 7 vitesh në administratën publike.
Postin e kryeregjistruesit e mban prej disa muajsh Blerina Doracaj.
Ndërkohë, pak ditë më parë Ministrja e Drejtësisë ka shtyre afatin e aplikimeve për drejtuesit e zyrave vendore të regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme me argumentin se kandidaturat e mbërritura nuk plotësonin kriteret.
Për më shumë lexo:
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.