Ministria e Financave-bizneseve: Nëse tatimorët u bëjnë presion, ja ku duhet të denonconi
Ministria e Financave u bën apel bizneseve e tatimpaguesve të tjerë që të denoncojnë rastet e presioneve që mund t’u vijnë nga tatimorët për arsye politike. Duke i konsideruar të patolerueshme disa raste të konstatuara, ministria e Financave u kërkon Drejtorive Rajonale të Tatimeve si dhe inspektorëve tatimorë që të jenë profesionalë dhe korrektë në zbatimin e ligjit.
“Në të gjitha rastet kur do të evidentohen presione dhe shantazhe të tilla përmes gjobvënies ndaj biznesit, do të merren masa ndëshkimore bazuar në legjislacionin në fuqi. Ministria e Financave u bën thirrje tatimpaguesve që për çdo rast kur ata do të ndjehen nën presione abuzive të motivuara politikisht, të denoncojnë menjëherë pranë nesh. Ata janë të lutur që të na shkruajnë ose të na dërgojnë foto apo filmime në numrin 0676054545. (whatsapp, Viber)” shkruhet në deklaratën e ministrisë së Financave.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.