Ministria e Financave, brenda vitit do të auditohen 17 projekte e grante – Edhe FSHZH subjekt auditimi

Brenda datës 20 Dhjetor të këtij viti, Ministria e Financave do të përfundojë auditimin e 17 projekteve dhe granteve përkatëse.
Këtu përfshihen 12 projekte të financuara nga Banka Botërore, si edhe një sërë projektesh të Fondit Shqiptar për Zhvillim, së bashku me vetë FSHZH si entitet. Konkretisht, nga FSHZH:
- Projekti i Rrugëve Dytësore dhe Lokale
- Projekti i Furnizimit me Ujë të Zonave Rurale
- Projekti i Punëve në Komunitet, Faza IV “Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zonave Bregdetare”
- Projekti i Furnizimit me Ujë të Zonave Rurale- faza III
Ndërsa 12 projektet e financuara nga Banka Botërore janë të mëposhtmet:
Procesi i auditimit do të bëhet nga një operator jo-shtetëror dhe MF ka hapur tenderin me një fond limit prej 1.4 milionë lekësh. Ofertat nga kompanitë që duan të ofrojnë këtë shërbim do të pranohen deri në datën 25 Gusht, kohë pas së cilës do të vlerësohen dhe përzgjidhet fituesi.
Audituesi do të auditojë pasqyrat financiare për 12 projektet e financuara nga Banka Botërore. Brenda 20 Dhjetorit, audituesi duhet të japë një opinion profesion mbi pozitën financiare të projektit, duke bërë edhe vërejtjet përkatëse mbi regjistrat kontabël, sistemt dhe kontrollet e shqyrtuara gjatë auditimit.
Sipas politikës që ndjek Banka Botërore, gjetjet e audituesit duhet të bëhen publike së bashku me pasqyrat e audituara.
Për auditimin e FSHZH, audituese do të raportojë tek Ministria e Financave dhe do të japë opinionin nëse zbatimi i projekteve dhe përdorimi i fondeve është bërë sipas dispozitave të marrëveshjeve me institucionet që kanë dhënë grante apo hua.
Për të gjitha projektet, auditimi do të përfshijë periudhën deri më 31 Dhjetor 2016.
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.