Ministria e Financave do ‘të mbledhë’ institucionet financiare në një sistem raportimi, 60 milionë lekë për projektin. Projektligji në Kuvend

Ministria e Financave ka vendosur të mbledhë të gjitha institucionet financiare në një sistem të përbashkët raportimi. Projektligji është depozituar në Kuvend dhe parashikon shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare, nëpërmjet një standardi të përbashkët të raportimit.
Buxheti i parashikuar për këtë projekt kap vlerën 60 milionë lekë, përfshirë vënien në zbatim të sistemit të ri teknologjik, si dhe mirëmbajtjen e mëvonshme.
Sistemi projekton shkëmbimin e informacionit mbi llogaritë offshore, duke përfshirë bilancet e llogarive dhe të pronësisë. Kjo pritet të bëjë të mundur parandalimin e evazionit fiskal dhe trajtimin e mashtrimit fiskal.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.