Ministria e Financave: Me 14 nëntor ankand për emetimin e obligacioneve 3 vjeçare në shumën 20 milion euro
Ministria e Financave në Kosovë njofton se më 14 nëntor 2019 do të mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë me radhë për vitin 2019. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milion euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi” njofton Ministria e Financave e Kosovës.
Ministria fton të interesuarit që të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat tregtare që operojnë në Republikën e Kosovës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.