Ministria e Financave Rumune: Adoptimi i euros si monedhë e vetme deri në vitin 2024 do ishte “ shumë ambicioz”
Synimi aktual i Rumanisë për t’u bashkuar me zonën e euros si valutë të vetme në 2024 ishte “shumë ambicioz” për momentin pasi ajo ka disbalancime të mëdha ekonomike për të korrigjuar, tha të hënën Ministri i Financave Florin Citu për stacionin televiziv privat Digi24.
Rumania, një vend me 20 milion banorë e cila u bë pjesë e Bashkimit Europian në 2007 ka shtyrë planet e saj të adoptimit të euros disa herë, ndërsa përpiqet të përmbushë objektivat e BE-së për ekonominë dhe institucionet e saj për të arritur me ato të vendeve më të pasura.
Citu, i cili ka vlerësuar se deficiti i konsoliduar i buxhetit do të kthehet nën tavanin e 3% të BE-së në vitin 2022, tha se me masat e duhura në vend Rumania mund të përgatisë ekonominë e saj për t’u bashkuar me mekanizmin e kursit të këmbimit ERM-2, pararendësi i anëtarësimit në eurozonë në 2024.
Fqinji i saj jugor Bullgaria planifikon të bashkohet me ERM-2 këtë pranverë dhe të adoptojë monedhën euro në 2023, tha kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar në fillim të këtij muaji.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.