Ministria e Jashtme njoftim për qytetarët që do të udhëtojnë drejt Italisë – Paraqituni në zyrat e shërbimit konsullor vetëm për shërbime urgjente
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton qytetarët shqiptarë se qeveria italiane ka urdhëruar një bllokim të ri të territorit.
Bllokimi i ri i cili do të përfshijë të gjithë territorin italian, ka hyrë në fuqi që prej datës 15 mars 2021 dhe do jetë i vlefshëm deri më datë 6 prill 2021.
MEPJ fton qytetarët të kufizojnë lëvizjet e tyre dhe të paraqiten fizikisht në zyrat e shërbimit konsullor, vetëm për shërbime urgjente si: leje kalimi, raste humbje jete, kthim në vendin e rezidencës pas përfundimit të shërbimeve, mjekimeve, studimeve etj.
Gjatë kësaj periudhe kohore, Ambasada dhe Konsullatat e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Itali do të vijojnë punën me angazhim maksimal për të përballuar këtë fazë të re urgjence shëndetësore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.