Ministria e Jashtme njofton: Shtyhen datat e vlefshmërisë për udhëtimet drejt Italisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë me dije se janë shtyrë datat për vlefshmërinë e masave për udhëtimet nga Shqipëria drejt Italisë.
Duke filluar nga 16 maji deri në 30 korrik, hyrja në Itali nga Shqipëria u lejohet qytetarëve italianë/BE/Schengen dhe familjarëve të tyre, si dhe atyre që kanë leje qëndrimi afatgjatë dhe familjarëve të tyre, njofton MEPJ.
Gjithashtu u lejohet hyrja dhe atyre që kanë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të provuar me kategoritë e mësipërme dhe duhet të shkojnë në vendbanimin e partnerit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.