Ministria e Mbrojtjes “blindon” automjetet e blinduara! Ndërton park në Zall-Herr

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur tenderin për “Ndërtimi i parkut të mbyllur për mjetet e blinduara (HMMWV)”.
Fondi limit është 144 milionë e 137 mijë lekë.
Shpenzimet për këtë prokurim, do të përballohen nga fondet e vëna në dispozicion/ planifikuara për Komandën e Forcës Tokësore, detajuar si më poshtë:
-48,234,979 (dyzet e tetë milionë e dyqind e tridhjetë e katër mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e nëntë) lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për vitin 2021, për Komandën e Forcës Tokësore dhe
-95,902,640 (nëntëdhjetë e pesë milionë e nëntëqind e dy mijë e gjashtëqind e dyzet) lekë pa TVSH, të planifikuara/parashikuara për vitin 2022, për Komandën e Forcës Tokësore.
Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutim 8 (tetë) muaj ose ditë 240 (dyqind e dyzet), duke filluar nga lidhja e kontratës.
Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 24 maj 2021, ora 10:00.
Parku do të ndërtohet në Zall-Herr në Tiranë. Projekti parashikon një sistem ruajtje të avancuar në aspektin teknologjik.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.