Ministria e Shëndetësisë: Vaksinimi në sheshin “Skënderbej” zhvendoset pranë qendrave shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije për qytetarët se qendra e vaksinimit do të zhvendoset nga sheshi ”Skënderbej”,në qendrat shëndetësore.
Përmes një njoftimi në faqen e ministrisë në Facebook,lajmërohen qytetarët se tanimë si qendra vaksinimi do të funksionojnë qendrat shëndetësore përkatëse dhe njëkohësisht do të vijojë fushata e vaksinimit në stadiumin “Air Albania”.
Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë ,çdo qytetar që dëshiron të vaksinohet duke filluar nga data 25 nëntor mund ta marrë shërbimin në qendrat e sipërpërmendura.
Ndër të të tjera vaksinimi do të qëndrojë i hapur për çdo qytetar mbi 16 vjeç e gjithashtu për fëmijët nga 12 deri në 15 vjeç me frenim të imunitetit.
Aktualisht po punohet për kryerjen e dozës së tretë të vaksinës për të gjithë ata që kanë marrë deri më tani dy doza.
Njoftimi i plotë:
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.