Ministria ruse e shëndetësisë miraton ilaçin anti-koronavirus – Rezulton i efektshëm në provat klinike
Ministria e Shëndetësisë së Rusisë dha një certifikatë regjistrimi të përkohshëm për ilaçin e parë në vend kundër Covid-19, një version i përgjithshëm i ilaçit japonez kundër gripit Avigan, tha fondi i pasurisë së vendit në një deklaratë.
Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet, kompanitë e ilaçeve kanë garuar për të zhvilluar trajtime dhe vaksina.
Avifavir, i zhvilluar nga një ndërmarrje e përbashkët e Fondit Rus të Investimeve Direkte dhe ChemRar Group, është krijuar për të luftuar koronavirusin dhe ka rezultuar i efektshëm në provat klinike.
“Avifavir nuk është vetëm ilaçi i parë antiviral i regjistruar kundër koronavirusit në Rusi, por është gjithashtu ndoshta ilaçi më premtues antiCovid-19 në botë,” tha Kirill Dmitriev, CEO i Fondit Rus të Investimeve Direkte, në deklaratën e fundit. “Është zhvilluar dhe testuar në provat klinike në Rusi në një periudhë të shkurtër të paparë, duke bërë të mundur që Avifavir të bëhet ilaçi i parë i regjistruar i bazuar në Favipiravir në botë.”
Rusia ka regjistruar numrin e tretë më të lartë në botë të rasteve të infeksionit Covid-19, sipas qendrës kërkimore të Universitetit Johns Hopkins. Rastet ruse tejkaluan 405,000 të Dielën, ndërsa numri i vdekjeve të raportuara mbetet relativisht i ulët midis disa prej vendeve më të mëdha në botë, në 4693.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.