Ministrja Denaj fillon turin e takimeve për ligjin e fiskalizimit: “Teknologji e re që modernizon sistemet tatimore”
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj ka zbuluar në rrjete sociale ditën e sotme turin e takimeve që ka nisur nëpër të gjithë Shqipërinë, për të informuar institucionet publike rreth karakteristikave të reja që kërkon ligji i fiskalizimit.
“Nga data 1 Janar ka nisur Reforma e Fiskalizimit, për një dixhitalizim të sistemeve të biznesit, reduktim të ekonomisë informale dhe një administrim më të mirë tatimor.”
Në këtë takim ministrja është shoqëruar edhe nga Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj dhe Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj.
Ministrja shprehet se ky ligj do të modernizojë sistemet me një teknologji të re dhe se implementimi i këtij projekti do të jetë me efekte minimale financiare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.