Ministrja Denaj njofton marrëveshjen e re me Organizatën Europiane të Patentave: “Mbrojmë markën Made in Albania”
Ministrja Anila Denaj ka lajmëruar ditën e sotme se Drejtoria e Përgjithshme Pronësisë Industriale ka nënshkruar marrëveshjen për reduktimin e tarifës së raportit të kërkimit me Organizatën Europiane të Patentave.
Në këtë mënyrë ministrja njofton se ky është një hap më tej për vendin tonë në mbrojtjen e markës shqiptare nëpër botë, duke rritur sigurinë e produkteve të vendit tonë.
“Shpikësit e pavarur, sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, universitetet dhe organizatat jo fitimprurëse përfitojnë ulje me 75% të tarifës bazë, rreth 100 aplikime shqiptare.
Avantazh – aplikantët shqiptarë në depozitimin në DPPI kanë reduktim të tarifës për çdo:
Aplikim Ndërkombëtar për patentë për shpikje, bazuar në marrëveshjen në fushën e patentave,
Aplikim kombëtar për patentë të depozituar në DPPI.” – janë disa nga përfitimet që vijnë nga kjo nisëm e re sipas ministres.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.