Ministrja Denaj takim me misionin e FMN-së: “Diskutim mbi parametrat ekonomikë dhe buxhetin”
Ministrja e Ekonomsië dhe Financave, Anila Denaj ka bërë me dije takimin e zhvilluar me shefen e Misionit të FMN-së për Shqipërinë dhe ekipet teknike.
Sipas ministres biseda është fokusuar në parametrat makroekonomikë dhe fiskalë, për të cilat qeveria shqiptare shprehet e bindur se është brenda pritshmërive.
Nga raporti i publikuar në ditën e djeshme nga Ministria Financave tregohet se të ardhurat totale për 8-mujorin e vitit 2020 u realizuan në masën 99.8% të planit të 8-mujorit, rishikuar me Aktin e fundit Normativ të Buxhetit ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike, për 8-mujorin e vitit 2020, u realizuan në masën 95.5% të planit të periudhës.
Në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i deficitit në muajin e tetë të vitit 2020 rezultoi në rreth 52.25 miliardë Lekë, 21,8% më i ulët nga planifikimi prej rreth 66.8 miliardë Lekë.
Gjithashtu në fokus të takimit ishte edhe përcaktimi i buxhetit për këtë vit dhe atë të ardhshëm, ku fokusi kryesor do të jetë rigjallërimi i ekonomisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.