Ministrja e Shëndetësisë prezanton Enkelejd Jotin në krye të QSUT. Manastirliu: Do të çojë para projektet e nisura
Ministrja e re e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu prezantoi sot drejtorin e ri të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, institucion që më parë drejtohej nga vetë ajo. Kështu, në krye të institucionit më të madh shëndetësor në vend do të jetë Enkelejd Joti.
Pas aktivitetit të mbajtur sot, ministrja Manastirliu në profilin e saj në rrjetin social “Facebook shprehu besimin se QSUT do të drejtohet në mënyrën e duhur.
“Jam e sigurt se Z. Joti do të çojë përpara të gjithë projektet e zhvillimit të nisura tashmë, por edhe projekte të tjera madhore, që do të vëmë në zbatim në të ardhmen e afërt. Eksperienca e tij e gjatë në menaxhim, por edhe përkushtimi i stafit mjekësor të QSUT-së, me të cilët do të bashkëpunojë në drejtimin e institucionit më të madh shëndetësor në vend, janë garancia për punën që të gjithë së bashku do të bëjmë, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve”, shkroi Manastirliu
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.