Ministrja gjermane mirëpret planin e Macron për ‘rilindjen europiane’
Ministrja gjermane e drejtësisë Katarina Barley falënderoi presidentin francez Emmanuel Macron për planin e tij për “rilindjen europiane”, duke thënë se Evropa duhej të bashkohej dhe të bëhej më e fortë.
“I nderuar Emmanuel Macron, faleminderit për këtë iniciativë! Ne europianët tani duhet të bashkohemi dhe ta bëjmë Europën të fortë së bashku”, shkruan Barley në Twitter, e cila është edhe kandidatja kryesuese e socialdemokratëve në zgjedhjet europiane në maj.
E.Z/SCAN
Lexo edhe këtë: E ardhmja e Europës/Macron propozon “Rilindjen e re Europiane”
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.