Ministrja Manastirliu firmos urdhërin: “Shkollat do të jenë të mbyllura pa afat”
Në një urdhër të firmosur sot më 1 prill nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, të gjitha institucionet arsimore do të qëndrojnë mbyllur deri në përfundim të gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga infeksioni COVID-19.
Urdhri është për mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore publike dhe jo publike dhe çerdheve për kufizimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.
Urdhi i parë i marrë me shfaqjen e rastit të parë me koronavirus në Shqipëri, ishte më 9 mars për mbylljen e shkollave me dy javë, pra deri më 23 mars, ndërsa urdhi i dytë e shtyu afatin e tyre deri më 3 prill.
Mësimi, nën drejtimin e Ministrisë së Arsimit është duke u zhvilluar online, megjithëse ka ende problematika në disa zona ku nuk ka akses në internet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.