Miratimi i gazësjellësit “Nord Stream 2” – Novak: Rusia nuk e ka konsideruar ndonjëherë moscertifikimin e projektit
Rusia beson se gazësjellësi “Nord Stream 2” do të marrë certifikimin e nevojshëm dhe do të nisë punën me kalimin e kohës, sipas zv/Kryeministrit Alexander Novak. Ndërtimi i gazësjellësit, që kalon nga Rusia në Gjermani përmes detit Baltik, dhe anashkalon Ukrainën, u përfundua në Shtator, por nuk ka marrë ende miratim rregullator nga Berlini dhe Brukselin. Projekti është kthyer në një mjet politik, për shkak të tensioneve gjithnjë e në rritje mes Rusisë dhe Perëndimit, që shqetësohet se Moska mund të sulmojë Ukrainën për ta parandaluar që të formojë lidhje të ngushta me NATO. Rusia i ka mohuar plane të tilla.
Kompania shtetërore e energjisë në Ukrainë, Naftogaz, deklaroi muajin e kaluar se shpreson që Nord Stream 2 të mos funksionojë, pasi bie ndesh me ligjet e BE. Novak, ndërsa pyetej nëse Rusia ka një Plan B në rast se Nord Stream 2 nuk certifikohet, tha se ky opsion nuk po konsiderohet fare dhe se projekti do të nisë në linjë me afatet. Certifikimi pritet të përfundojë në fund të gjysmës së parë të vitit 2022. Novak tha gjithashtu se Rusia është e gatshme të rrisë eksportet e gazit në Europë, ku çmimet e gazit janë rritur në qiell, për shkak të rritjes së këkresës dhe mungesës së ofertës. Megjithatë ai tha se do ta bëjë këtë përmes kontratave afat-gjata, ndërkohë që kompanitë europiane të gazit favorizojnë marrëveshjet afat-shkurtra spot.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.