Miratohen Paketa fiskale dhe buxheti 2022. Tabaku: Ulni 6% TVSH-në për shportën
Në seancën maratonë të diskutimit nen për nen të Buxhetit dhe Paketës Fiskale 2022, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se Qeveria ka nxjerrë tashmë mësime nga vitet e mëparëshme, kur uljet e taksave nuk janë përkthyer në përfitime për qytetarët, por vetëm për bizneset.
Ajo tha se për këtë vit, Qeveria parashikon reduktimin e sektorëve që do përjashtohen nga taksimi, dhe ato të ardhura të shtuara do të shkojnë në favor të nxitjes së rritjes ekonomike
Ndërkohë që opinion krejtësisht të kundërt solli në Kuvend opozita, e cili përsëri propozimin e saj për reduktimin në 6% të TVSH-së për produktet e shportës. Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha se kjo do t’i vinte në ndihmë 659 mijë individëve të cilët aktualisht kanë vështirësi ekonomike për shkak të rritjes së çmimeve.
Ulja e TVSH-së për produktet e shportës është propozuar edhe nga LSI, përmes Kryetares së saj, Monika Kryemadhi, por nuk është marrë parasysh nga mazhoranca.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.