Miratohet në Kuvend projektbuxheti i vitit 2021 me 87 vota pro. Fokusi te rimëkëmbja ekonomike
Është miratuar në Kuvend ditën e sotme projektbuxheti për vitin 2021 pas diskutimeve të shumta që janë zhvilluar midis deputetëve të Republikës së Shqipërisë dhe debatet në seancën pleanre.
Në njoftimin zyrtar të Kuvendit theksohet se “, grupet parlamentare shprehnin një dakordësi që kapërcimi i pandemisë, i pasojave të tërmetit dhe rimëkëmbja ekonomike nga problemet e ardhura si pasojë e këtyre dy faktorëve, të ishin objektivat dhe orientimet kryesore të buxhetit.”
“Në përfundim të diskutimeve, projektligji “Për buxhetin e vitit 2021”, u miratua në parim me 87 vota pro, 9 kundër dhe 2 abstenim. Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë jo të plotë pune në KQZ” mori 89 vota pro, 8 kundër dhe 1 abstenim.” – shkruhet më tej në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.