Miratohet Programi Kombëtar i depistimit të kancerit të qafës së mitrës – Grupmosha që përfiton falas testimin

Të gjitha gratë e grupmoshës 40-49 vjeç do të përfitojnë falas testimin HPV për kancerin e qafës së mitrës. Qeveria ka miratuar sot Programin Kombëtar të depistimit të kancerit të qafës së mitrës, i cili ka për qëllim identifikimin e hershëm dhe parandalimin e kësaj sëmundje.
Përmes këtij programi të gjitha gratë e kësaj grupmoshe do të kryejnë pa pagesë shërbimet e organizuara të këshillimit dhe marrjes së mostrave në laborator pranë qendrave shëndetësore në Shërbimet e Kujdesit Parësor, që bëjnë të mundur edhe informimin e grave mbi programin.
Shërbimet e diagnozës së mëtejshme dhe të trajtimit eventual mjekësor kryhen pa pagesë për gratë e përfshira në program, në shërbimin spitalor publik për të gjitha gratë që rezultojnë pozitive në depistim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.