Miratohet projekti i pishave – Këshilli “OK” projektit 2.5 mln euro, largohen demokratët
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar projektin për mbjelljen e pishave në autostradën Tiranë-Durrës. Ky projekt u miratua me 31 vota pro, ndërsa këshilltarët e Partisë Demokratike u larguan përpara fillimit të votimit për rendin e ditës.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku tha se, palmat e thara do të zëvëndësohen me mbjelljen e pishave të buta. Por, anëtarët e LSI, që ishin të pranishëm në sallë, deklaruan se, investimi prej 2.5 milionë euro mund të shkonte për punët më të rëndësishme të kryeqytetit.
Gjithashtu, Këshilli miratoi edhe disa ndryshime më buxhetin aktual të Bashkisë, ku parashikohet rishpërndarje e fundit të investimeve dhe shpenzimeve korrente.
Lidion Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.