Miratohet projektligji – Gjiknuri: Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet brenda vitit tërësisht me investim privat
Qeveria ka miratuar sot projektligjin për çeljen e negociatave për kontratën e ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Ky projekt do të ndërtohet brenda këtij viti tërësisht me një investim privat.
Kështu është shprehur Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në një konferencë për shtyp mbi ndërtimin e këtij projekti, i cili tha se do të jetë edhe më i madh se Aeroporti i Rinasit.
Sipas tij, 3 kompani turke kanë shprehur interesin e tyre për ndërtimin e aeroportit të ri në qytetin bregdetar, i do të nisë të ndërtohet në qershor të këtij viti.
Gjiknuri tha se oferta për këtë investim kap vlerën e 100 milionë eurove dhe nuk parashikon asnjë investim nga shteti për ndërtimin e tij. Ndërkaq, ministri shtoi më tej se ka nisur studimi i fizibilitetit edhe për aeroportin e Sarandës.
“Gjithashtu, po përfundojmë edhe studimin e fizibilitetit të aeroportit të Sarandës, i cili së bashku me aeroportin e Vlorës, do të jenë një investime tepër madhor për zonën e Jugut.”
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.