Miratohet shkarkimi i kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe – Vendimi publikohet në Fletoren Zyrtare
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është njoftuar shkarkimi nga detyra i kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe.
Këshilli i Ministrave vendosi: Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Lushnjë, z. Fatos Tushe. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Vendimi vjen pas operacionit të SPAK i cili ka vënë në pranga mbi 10 të arrestuar. Bëhet me dije se hetimi ka nisur prej disa muajsh dhe ka pasur në qendër një tender prej rreth 2 milionë eurosh për rehabilitimin e kanaleve ujitës në këtë zonë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.