Miratohet vendimi – 12 mln euro shtesë nga BERZH për sigurinë e digave
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot marrëveshjen e huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për shtesën e dytë të financimit të projektit mbi sigurinë e digave.
Kjo hua kap vlerën e 12 milionë eurove dhe vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.
Financimi shtesë përfshin rehabilitimin e hidrocentraleve të vendit si dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë së furnizimit me energji, me qëllim rritjen e sigurisë së tyre sipas standardeve europiane.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.