Miratohet vendimi/ 51 vende vakante për pozicione drejtuese në administratën publike
Këshilli i Ministrave ka shpallur 51 vende vakante në pozicion drejtues në administratën publike, për kandidatë nga jashtë shërbimit civil.
Procedura është që fillimisht pozicionet drejtuese t’u ofrohen si lëvizje paralele nëpunësve të institucioneve që janë pjesë e shërbimit civil.
Në rast se vendet mbeten vakante, atëhere ato mund të hapen për kandidatë nga jashtë shërbimit civil. Në këtë rast, vendimi përcakton se 13 pozicione pune janë për kategorinë e mesme të drejtuesve, ndërsa 38 pozicione janë për kategorinë e ulët drejtuese.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.