Miratohet vendimi për 2 paketat e reja shëndetësore që do të ofrohen falas
Qeveria ka miratuar dje vendimin për ofrimin e dy paketave të reja falas në spitalet publike dhe jo publike në të gjithë vendin. Të njoftuara më herët edhe nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, paketat e reja përfshijnë:
“Paketa e trajtimit të kataraktës, sipas shtojcës 6, bashkëlidhur këtij vendimi;
Paketa e shërbimit të radioterapisë (me akselerator linear), sipas shtojcës 7, bashkëlidhur këtij vendimi.”
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor do të mundësojë edhe shërbimet e këtyre paketave të reja, si dhe kostot e tyre.
Sipas ligjit nr. 10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, FSDSH ofronte shërbimin dhe financimin e paketave të mëposhtme:
- Paketa e shërbimit të dializës
- Paketa e shërbimeve të kardiologjisë
- Paketa e shërbimeve të kardiokirurgjisë
- Paketa e shërbimit të transplantit të veshkës
- Paketa e shërbimit të implantit koklear
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.