Miratohet vendimi për shpronësimet e reja në projektin e Unazës së Madhe. Rreth 1.6 mld lekë shkojnë për pronarët
Në mbledhjen e datës 10 qershor, Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për shpronësimet e reja që do të bëhen në kuadër të rehabilitimit të segmentit rrugor “Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, pjesë e Unazës së Madhe që do të ndërtohet.
Pronarët e pasurive të paluajtshme do të kompensohen në vlerë të plotë për pasuritë e llojit “truall”, “tokë arë” dhe “ndërtesë” sipas vendimit.
Vlera e plotë e shpronësimeve për këtë segment rrugor arrin vlerën e përgjithshme prej 1 637 923 893.36 (një miliard e gjashtëqind e tridhjetë e shtatë milionë e nëntëqind e njëzet e tre mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e tre pikë tridhjetë e gjashtë) lekë.
Më tej në vendim, qeveria detajon të gjitha zërat nga drejtoritë dhe minsitritë përkatëse nga ku do gjenden paratë për të mbuluar këtë kompensim financiar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.