Mirë se erdhët në Shtëpinë e Mbeturinave!

Problemi i mbeturinave në botë po bëhet gjithnjë e më i madh.
Kjo nis që nga fakti se individët po hedhin shumë sende që meritojnë një shans të dytë përdorimi. Ritmi aktual i konsumit mbetet më i madh se tregu global i riciklimit pavarësisht ky i fundit pritet të zgjerohet me shpejtësi.Në rritje është edhe numri i Kompanive që po fillojnë të përdorin ekonominë qarkore, në të cilën mallrat dhe materialet po ripërdoren, riparohen ose riciklohen në vend që të hidhen.
Për më shumë se një dekadë, firma e dizajnit Miniwiz ka gjetur mënyra të reja dhe te habitshme për të përdorur mbeturinat, siç është marrja e një milion shisheve për të ndërtuar një ndërtesë shumëkatëshe dhe për të bërë syze dielli nga CD-të e ricikluara.
Kjo firme është bashkuar me kompaninë Pentatonic për të krijuar “Shtëpinë e Mbeturinave”, një shfaqje e dizajnit të shtëpisë në Milano ku çdo gjë, filluar që nga gotat e kafesë dhe deri tek mobiliet apo veprat artit është bërë nga mbeturinat. Këtu përfshihen edhe karrige të bëra me shishe plastike apo edhe qelqe të bëra nga xhamat e thyera të smartfonave. Brenda “laboratorit të mbeturinave” të tyre, ekipi i Miniwiz mbledh dhe shkatërron materialet e mbetura, për të krijuar produkte të reja.Sfida e tyre e ardhshme është një koncept eksperimental i avionit të quajtur EcoFighter, i cili do të kombinojë nano teknologjitë e avancuara dhe inxhinieritë mekanike për të ndërtuar krahët e avionëve nga mbeturinat.
Edhe pse përfitimet e përdorimit të materialeve të mbeturinave mund të mos jenë të dukshme për të gjithë, interesi për ekonominë qarkore po rritet.Bota po prodhon një sasi të madhe mbetjesh – 2.12 miliardë tonë në vit. Kalimi në një ekonomi qarkore do të thotë që ne jo vetëm duhet të ndryshojmë sjelljen tonë, por edhe mendimet tona.
E.T /SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.