“Më mirë se kafenetë luksoze” – Kjo është Biblioteka më e re në Tiranë, ja ku ndodhet (FOTOT)

Nuk është për kafe por për libra. Tashmë është pothuajse gati biblioteka e re “Musine Kokalari” në njësinë 7 në Kryeqytet.
Lajmi është dhënë në rrjetin social Facebook, nga Kryebashkiaku Erion Veliaj ku ka publikuar edhe fotot e kësaj biblioteke te re në njësinë 7.
Në këtë postim, Veliaj shkruan se “është lajm i mirë për një qytet kur bibliotekat bëhen më të mira se kafenetë luksoze”.
Postimi i plotë i Veliajt:
“Jo jo shoku, nuk është për kafe, po për libra.. Thuajse gati biblioteka e re “Musine Kokalari” e Nj. 7! Është lajm i mirë për një qytet kur bibliotekat bëhen më të mira se kafenetë luksoze”
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.