Mirupafshim Mario Draghi! Nuk do të ketë festë. BQE, ende larg me objektivat
Mario Draghi, presidenti i Bankës Qendrore Europiane, që ka shpëtuar euron gjatë krizës së borxheve sovrane, do të zhvillojë takimin e fundit të politikave në krye të Institucionit. Megjithatë, takimi nuk pritet të jetë një “xhiro e nderit” për politikëbërësin italian.
Fjalimi i tij në vitin 2012, ku tha se do të bëjë gjithçka për të shpëtuar ekonominë, përfundoi krizën e borxhit të Eurozonës. Megjithatë, fjalimi i tij po harrohet dhe inflacioni vazhdon të qëndrojë larg objektivit të institucionit.
Për më tepër, politikëbërësit e Bankës Qendrore Europiane janë më të ndarë se kurrë dhe stimuijt e fundit monetarë morën pak mbështetje nga bordi drejtues.
Institucioni nuk pritett të bëjë lajmërime të reja të politikave, por Draghit, që do zëvëndësohet nga Christine Lagarde më 1 Tetor, pritet t’i kërkohen përgjigje për këto ndasi brenda Bankës Qendrore.
Sipas një sondazhi të Reuters, thuajse 95% e të anketuarve thanë se paketa e stimujve e bankës nuk do të nxisë inflacionin drejt nivelit objektiv.
Inflacioni rezultoi në 0.8% gjatë Shtatorit, që është niveli më i ulët në 3 vite. Problemi për Bankën Qendrore Europiane është se disa faktorë që po mbajnë inflacionin e ulët, janë jashtë kontrollit të institucionit. Rritja e pagave po limitohet nga konkurrenca botërore hde automatizimi, ç’ka nënkupton se stimujve monetarë i duhen më shumë kohë që të japin efekt.
Ekonomia e Eurozonës varet gjithashtu nga eksportet, ç’ka hap një vrimë në sferën mbrojtëse të Bankës Qendrore Europiane, ku futen efektet e luftës tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.