Misteri i 23 viktimave në Norvegji “të lidhur me vaksinimin”. Pfizer në kontakt me Oslon: Nuk ka vend për alarm!

Mbarë bota është përfshirë në procesin masiv të vaksinimitdhe mediat i kanë sytë në atë që po ndodh. E një oprej këtyre çështjeve që ka zënë vend në median ndërkombëtarë është pasoja që vaksina mund të ketë te disa persona, veçanërisht te ata që janë të moshuar.
Agjencia e barnave në Norvegji ka regjistruar 23 viktima, mes personave të moshuar, “të lidhura me vaksinën anti-Covid” të Pfizer-Biontech. Kjo shkruhet në një njoftim të agjencisë, që e sjellin media si ANSA dhe Guardian, sipas së cilës “reagime të zakonshme ndaj vaksinës si temperatura apo ndjesitë e vjelltit, mund të kenë çuar në pasoja fatale disa pacientë të moshuar”.
Njoftimi evidenton gjithashtu se testimet për vaksinën nuk përfshinin “pacientë me sëmundje akute apo të paqendrushëm e aq më pak”, ata mbi 85 vjeç.
Pfizer e BioNTech po punojnë me agjencinë e barnave norvegjeze për të hetuar mbi vdekjen e personave të moshuar që kanë lidhje me vaksinimin anti-Covid për të parë nëse pasojat fatale i ka sjellë vaksina apo jo . Kjo është bërë e ditur nga kompania farmaceutike amerikane, raporton Bloomberg. Enti norvegjez i kontrollit, deklaron Pfizer, ka konfirmuar se problemi nuk është alarmant dhe është në linjë me parashikimet.
Burimet: Ansa/ Guardian/Bloomberg
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.