“Misteri” i Enshit, qyteti kinez “imun” ndaj Covid
Pranverën e kaluar, në Kinë, në provincën Hubei, epiqendra kombëtare e pandemisë Covid-19, ndodhi një fenomen sa i pashpjegueshëm, aq edhe i çuditshëm. Ndërsa e gjithë zona, e mbyllur dy herë nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e infeksioneve në vend, ishte e mbingarkuar nga vala e gjatë e Sars-CoV-2, një qytet i vogël provincial dukej se ishte pothuajse imun ndaj virusit.
Qyteti i Enshit ndodhet në perëndim të Hubei, midis vargmaleve, pyjeve dhe llixhave.
Sipas të dhënave të mbledhura nga Komisioni Shëndetësor Hubei deri më 30 Prill 2020 – pra pas përfundimit të bllokimit të Wuhan – shkalla e infeksioneve me Covid ishte vetëm 6.3 për 100 mijë banorë në qytetin e Enshit. Një shifër e vogël kjo krahasuar me atë që u regjistrua në Wuhan, ku shifrat varionin midis 14 dhe 140 për 100,000 banorë.
Në ditët e fundit, është kryer një studim interesant nga një ekip i udhëhequr nga Profesor Ma Jin i Laboratorit Shtetëror Kryesor të Kritereve Mjedisore dhe Vlerësimit të Rrezikut në Akademinë Kërkimore Kineze. Studimi bazohet në rolin kryesor që luan Selenium (Se) në efektet biologjike të disa viruseve sic është edhe COVID-19. Ekspertët u përpoqën të shpjegonin pse nivelet e infektimit të zbuluara në Enshi ishin dy deri në 20 herë më të ulëta se në pjesën tjetër të provincës. Përgjigja mund të jetë në terrenin e këtij qyteti shumë të veçantë.
Sipas shkencëtarëve teoria në thelb është e thjeshtë: “Nivelet e selenit njerëzor mund të kontribuojnë në efektet antioksiduese, anti-inflamatore dhe imune në Covid-19. Qyteti i Enshit ka një nga depozitat më të mëdha të selenit në botë. (Inside the news Over the world)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.