Mitet e pavërteta të shndërruara në zakone – Ja pse duhet të hiqni dorë prej tyre

Shkencëtarët kanë kaluar shumë kohë për të vërtetuar se këto mite nuk janë aspak të vërteta. Por pavarësisht kësaj, filmat dhe media të ndryshme vazhdojnë t’i shfaqin ato si të vërteta e në këtë mënyrë ato janë shpërndarë në të gjithë botën e janë shndërruar në zakonet tona.
- Truri ynë përdor vetëm 10 për qind të kapacitetit të tij, ose 5 për qind
Truri ynë punon ndryshe në varësi të aktivitetit. Kur lexojmë libra përfshijmë një pjesë të trurit, një tjetër kur ngasim makinën dhe një tjetër kur bëjmë diçka tjetër. Një person nuk mund të ngasë një makinë, të luajë në kitarë dhe të lexojë njëkohësisht, kjo është dhe arsyeja e vetme pse nuk mund të përshpejtojmë aktivitetin tonë celebral deri në 100 %.
- Produktet që përmbajnë OMGJ janë të rrezikshme
Të gjitha bimët transgjenike iu nënshtrohen eksperimenteve mbi sigurinë ushqimore, të tilla si ndërveprimi dhe ndikimi në shëndetin e njeriut e nëse ato rezultojnë të rrezikshme nuk do të dinin fare në treg.
- Ngrohja globale është një përrallë
Që nga viti 1905, temperature mesatare në planetin tonë është rritur me 0.86 gradë Celsius, gjë që konsiderohet një ndryshim i rëndësishëm. Nëse sasia e emetimeve të gazrave nuk ulet, temperatura mund të rritet deri në 2 gradë celsius deri në 2040 dhe 4 dhe 5 gradë deri në 2100 dhe kjo do të ndryshojë sistemin klimatik të tokës.
- Do të lageni më pak nëse vraponi në shi
Miti thotë se nëse ju ka zënë shiu i madh pa asnjë çadër duhet të vraponi sepse do të lageni më pak. Megjithatë një eksperiment i kohëve të fundit tregoi se ecja në të vërtetë është ajo që ju bën të lageni më pak.
- Etnia është në gjenet tuaja
Identiteti etnik nuk vjen nga AND-ja juaj. Ai është më shumë një koncept social se sa një kulturë. Kohët kur etnia konsiderohej si një koncept biologjik janë në të kaluarën. Etnia ashtu sikurse dhe gjuha nuk është e lindur dhe njerëzit e fitojnë.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.