Mjek me detyrim për bizneset! – Covid-19/ Licenca të dorëzohet në Inspektoratin e Punës, parshikohen masa
Çdo biznes që operon në vend ,me mbi 25 punonjës, duhet të ketë të punësuar patjetër një personi përgjegjës për shëndetin në punë dhe dokumenti që njihet si “licensa e mjekut të ndërmarrjes”duhet të dorëzohet pranë Inspektoriatit Shtetëror të Punës, në të kundërt për subjektet do të merren masa administrative nga gjobë deri në pezullim të aktivitetit.
Ky detyrim është i përcaktuar edhe në Kodin e Punës, por në kuadër të masave të rrepta që po merren për sigurinë në punë me hapjen graduale të bizneseve pas situatës së krijuar nga COVID-19, ky detyrim ligjor po kërkohet me forcë. Njoftimi është bërë edhe nga Inspektoriati Shtetëror i Punës, i cili kërkon dorëzimin e gjeneraliteteteve dhe licenses së personit përgjegjës për shëndetin në punë.
Ndërsa bizneset e vogla, kanë si detyrim të kenë kartelat mjekësore të punëmarrësve, për të shmangur penalitet në rast se përballen me kontrollet shtetërore. Deri më tani një pjesë e mirë e subjekteve kanë nisur aktivitetin edhe pse me orare të kufizuara, ndërsa nga 11 maji janë parashikuar të hapen edhe sërë biznesesh të tjera të cilat janë vlerësuar me rrisk, si qendrat estetike, berberhanet, parukeritë, etj.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.