Mjekët largohen nga Turqia – Shkak inflacioni i lartë dhe ekonomia në rënie të lirë

Inflacioni në rritje dhe kriza ekonomike në Turqi ka bërë që me qindra specialistë shëndetësorë të braktisin vendin në kërkim të një page më të lartë. Dentistë dhe infermierë shprehen se punojnë prej vitesh në vendin e tyre, por kohët e fundit e gjithë paga shkon vetëm për të paguar faturat. Ata pranojnë se shumë prej pacientëve refuzojnë shërbimet pasi nuk kanë si të paguajnë. Prej kohësh profesionistët më të kualifikuar po largohen nga vendi.
Ata që ankohen kryesisht për pagat dhe kushtet e punës janë mjekët. Sipas shoqatës së mjekëve në turqi, në fund të muajit maj më shumë se 900 profesionistë të sektorit ishin larguar nga vendi. Përgjatë 2021-shit ishin 1400 të tillë.
Cmimet e mallrave ushqimore, shtëpive dhe transportit po rriten shumë në Yurqi. Qeveria turke shprehet se norma e interesit është më e lartë se 70%, niveli më i lartë prej dy dekadash. Por sondazhet tregojnë se janë të shumtë ata që mendojnë se niveli i inflacionit është më i lartë se aq. Ndërsa sipas një grupi të pavarur ekonomistësh inflacioni është 160%.
Shumë profesionistë i drejtohen Europës sidomos Gjermanisë ku dhe jeton një diasporë e madhe turke.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.