Moderna e BioNTech, ‘gropë’ në bursë! Humbasin 60 miliardë dollarë vlerë
Moderna e BioNTech, prodhuesit kryesorë botërore të vaksinave kanë njohur rënie për të dytën ditë rresht në bursë. Sipas Bloomberg, ato kanë humbur rreth 60 miliardë dollarë në vlerë tregu.
Kjo vjen si rrjedhojë edhe e gjykimit të investitorëve për mbivlerësimin e kompanisë. Rëniet janë intensifikuar të mërkuren me Modernan që e ka mbyllur me rënie 16 % dhe BioNTech me rënie 14 %.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.