Moderna, gati arsenalin kundër Omicron – Bancel: Doza nxitëse kundër variantit mund të vijë në pak javë

Ekzekutivi i Moderna, Stephane Bancel, tha se kompania nuk pret ndonjë problem në zhvillimin e një doze nxitëse për t’u mbrojtur kundër variantit Omicron të koronavirusit dhe mund të nisë punën brenda pak javëve. Moderna shpreson të nisë provat klinike në fillim të vitit të ardhshëm mbi një vaksinë që mbron kundër variantit që përhapet shpejtë Omicron, por për momentin është përqëndruar në një dozë nxitëse të vaksinës aktuale. “Ka nevojë vetëm për ndryshime të vogla për Omicron.
Nuk pres ndonjë problem”- tha Bancel në një intervistë për të përditshmen zvicerane TagesAnzeiger. Kompania ndodhet në pritje të informacionit të rëndësishëm mbi variantin që të nisë zhvillimi. “Kjo do të dojë 1 apo 2 javë të tjera”- tha Bancel. “Do kërkojë pak muaj deri sa të mund të prodhojnë 500 miliopnë doza pas miratimit rregullator. Por kapacitetet tona janë shumë më të larta sot se një vit më parë”- shtoi ai. Nëse miratimi nga organe si Adminsitrata e Barnave në SHBA kërkon më shumë studime, kjo do kërkojë të paktën 3 muaj shtesë.
“Disa autoritetet kërkojnë një studim, të tjerë janë ende të pavendosur. Për mendimin tim, varet nga përmasa e ashpërsisë nën të cilën bën progres sëmundja” – tha Bancel. Pas vonesave në dërgesa dhe problemeve në prodhim në fillim të vitit 2021, Moderna ka aftësi tashmë të arrijë objektivat e prodhimit dhe dërgojë porositë në kohë. Kompania ka dërguar 700-800 milionë doza të vaksinës këtë vit dhe pret të prodhojë më shumë në vitin 2022, duke shtuar kapacitetin nga 100 milionë doza në muaj aktualisht, në 150 milionë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.