Modernizimi i asistencës sociale – Qeveria merr hua 11 milionë dollarë
11 milionë dollarë do të shkojnë për modernizmin e mëtejshëm të skemës së asistencës sociale. Qeveria ka depozituar në Komisionet Parlamentare, projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për shtesën e financimit për projektin e modernizimit të asistencës sociale, nëpërmjet akordimit të një huaje në shumën 11 milionë USD.
Përpos skemës së ndihmës ekonomike e cila përmes pikëzimit synon të bëjë një targetim më të efikas të varfërisë në shkallë vendi, me këtë shumë do të mbështeten edhe programe e aftësisë së kufizuar si dhe kapacitetet për zbatimin e përmirësimeve të programeve të mbrojtjes sociale.
Modernizimi i asistencës sociale do të mundësojë përgatitjen e një politike të rishikuar për sanksionet dhe hartimin e instrumenteve për zbulimin e mashtrimeve e të gabimeve dhe mekanizmave të tjerë të inspektimit social nxitjen e transparencës në komunikim e monitorim- vlerësim, si edhe në angazhimin e qytetarëve në këto procese.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.