‘Moment historik’ për betejën kundër Covid/ Britania aprovon përdorimin e vaksinës. Javën e ardhshme nis vaksinimi i popullatës
Britania e Madhe ka aprovuar përdorimin e vaksinës anti-Covid të ‘Pfizer-BioNTech’. Vaksina do të jetë e disponueshme në vend duke nisur nga java e ardhshme. Në këtë mënyrë, Britania bëhet vendi i parë në botë që aprovon vaksinën e ‘Pfizer-BioNTech’ për përdorim masiv.
“Qeveria ka pranuar rekomandimin e autoriteteve rregullatore për barnat dhe ka aprovuar përdorimin e vaksinës së Pfizer-BioNTech”, shkruhet në një komunikatë të ministrisë së Shëndetësisë.
Aprovimi i Britanisë së Madhe për vaksinën e BioNTech-Pfizer kundër Covid-19 shënon një moment historik në betejën kundër pandemisë. Në ditët dhe javët në vijim, pritet që kjo vaksinë të marrë autorizimin për t’u shpërndarë masivisht edhe në vende të tjera.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.