Momentet “eureka”-Pse idetë gjeniale na vijnë kur jemi në dush?

Jeni aty, të mbuluar nga shkuma e shampos dhe për një moment: zgjidhja e një problemi që ju shqetëson prej kohësh ju del para syve, sikurse të kishte qenë gjithnjë aty!
Pse ndodh kjo? Uji i ngrohtë apo shampoja nuk janë arsyet kryesore. Dushi krijon kushtet perfekte për ato që shkenctarët i emërtojnë si “momente eureka*”, edhe pse ky nuk është i vetmi aktivitet që mund të bëni kur keni nevojë për ide gjeniale.
Për shkenctarët, “zbulimet” kreative kanë tendencë të shfaqen kur jemi të impenjuar në gjëra automatike për kalimin e kohës e që nuk kërkojë një impenjim mendor: larja, ecja, vrapimi, peshkimi apo kujdesja për bimët. Këto aktivitete i mundësojnë trurit funksionimin në “pilot automatik” dhe në pavetëdije, idetë nuk pengohen nga arsyetimet e thella.
Veç të tjerave, në dush nuk jemi të hutuar nga “smartphone-t” apo detyrimet që duhen kryer, që e bëjnë trurin që të arsyetojë në mënyrë lineare.
*Thirrja e famshme “Eureka” i atribuohet Arkimedit, i cili kur bëri zbulimin e tij po bënte banjë në një vaskë me ujë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.